Kek festiv nga zonja Albana

15 Dhjetor 2022, 11:40
  • Share

Kek festiv

Përbërësit:

  • 1 pandoro
  • 1 vezë
  • 250 gr maskarpone
  • 250 ml pana ëmbëlsirash
  • 1 fç kafe
  • 1 majë luge kripë
  • Sheqer pluhur
  • Kakao pluhur

Përgatitja:

Ndajmë të bardhën e vezës nga e verdha. Të bardhën e rrahim me një lugë sheqer pluhur në marengë. Më pas shtojmë maskarponen dhe e trazojmë më kujdes që të mos ulet vëllimi. Të verdhën e vezës e rrahim me pak kripë dhe e shtojmë tek marenga. E trazojmë me një spatul dhe e vendosim në frigorifer. Rrahim më pas panën e ëmbëlsirës dhe e vendosim në frigorifer.

Presim pandoro-n në feta dhe çdo fetë e spërkasim me pak kafe. Mbi çdo fetë bëjmë një lyerje me kremin e maskarpones duke i vendosur fetat njëra pas tjetrës duke formuar në këtë mënyrë një kek në formë kështjelle. Në fund bëjmë një dekorim më kremin e panës dhe e spërkasim të gjithë kekun me sheqer pluhur dhe kakao. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?