Kek i kripur me perime dhe djathë
Përbërësit:
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 domate ose 6 domate qershi
- 4 vezë
- 100 ml vaj ulliri
- 200 ml qumësht
- 300 gr miell
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 100 gr djathë i bardhë
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim specat në kubikë të vegjël, gjithashtu edhe domatet. Në një tas të madh rrahim vezët me kripë, piper, vaj ulliri dhe qumësht. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës, i përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene. Shtojmë rigonin, specat, domatet dhe djathin e bardhë të thërrmuar. I përziejmë mirë që masa të bëhet e njëtrajtshme. Hedhim përzierjen në një tavë të lyer me vaj, sipër e spërkatim me pak djathë. E pjekim në furrë në 180°C derisa keku të marrë ngjyrë të artë.
Komente
