Kek i shëndetshëm me perime zonja Albana

4 Korrik 2022, 12:11| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 12:12

  • Share

Kek i shëndetshëm me perime

Përbërësit:

  • 3 kunguj jeshil
  • 300 gr gjizë
  • 2 karrota
  • 5 vezë
  • 120 gr miell
  • 60 gr djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri
  • Gjethe mente
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me rrahës elektrikë, më pas shtojmë në të rikotën dhe me një shpatul I përziejmë. Më pas marrim miellin, kripën, fryrërësin, djathin kaçkavall, kungujt jeshil që I kemi prerë në kubikë dhe karrotat. Të  gjitha këto përbërës I bashkojmë me masën që u krijua nga vezët dhe rikota. Masën që përftuam, e shtrojmë në një tavë tek e cila më parë kemi vendosur letër pjekje. E vendosim në furrë, në 180 gradë Celsius për 30 minuta.  Më pas e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?