Kek me çokollatë nga zonja Dhurata Dino

27 Mars, 11:42| Përditesimi: 27 Mars, 11:44

  • Share

Kek çokollate

Përbërësit:

  • 250 gr çokollatë fondente
  • 250 gr miell
  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr sheqer
  • 8 kokrra vezë
  • 1 bustinë vanilje

Përgatitja:

Çokollatën e shkrijmë në banjomari së bashku me gjalpin dhe e lëmë të ftohet. Rrahim vezët me sheqerin dhe më pas shtojmë çokollatën. E trazojmë mirë dhe gradualisht hedhim miellin e trazuar me vaniljen. Masa e brumit të kekut duhet të jetë kremoze dhe e rrjedhshme. E hedhim në një formë keku dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?