Kek me fiq dhe arra nga zonja Albana

4 Shtator 2023, 11:56| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 11:58

  • Share

Kek me fiq dhe arra

Përbërësit:

  • 150 gr sheqer
  • 100 gr vaj ulliri
  • 3 vezë
  • 300 gr miell
  • Fryrës ëmbëlsirash
  • Pak kripë
  • 150 ml qumësht
  • 50 gr arra të grira
  • 500 gr fiq

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Më pas shtojmë miellin e situr gradualisht së bashku me fryrësin dhe kripën. Shtojmë vajin, fiqtë e prerë në  kubikë të vegjël dhe arrat e thërrmuara.

Lyejmë një tavë me pak vaj, hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?