Kek me fruta të thata nga zonja Albana

26 Shtator 2023, 12:02| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 12:04

  • Share

Kek me fruta të thata

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 1 fk vaj misri
  • 1 fk gjalpë
  • 1-2 fk qumësht
  • 1-2 fk sheqer
  • 1 fk mjaltë
  • 100 gr arra
  • 100 gr rrush të thatë

Përgatitja:

Rrahim vezët në një tas së bashku me sheqerin. Sapo vezët të zbardhen shtojmë qumështin, vajin, mjaltin dhe miellin të kaluar në sitë bashkë me pluhurin pjekës. Në fund shtojmë frutat e thata dhe e përziejmë brumin me spatull. E vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?