Kek me fruta të thata nga zonja Vjollca

18 Mars 2021, 11:18| Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:35

  • Share

Kek me fruta të thata

Përbërësit:

4 vezë ( të plota)

 200 gr sheqer

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

 200 gr gjalp I shkrirë

 250-300 gr miell

 1 pako pluhur pjekës

pak kripë 50 ml

 qumësht lëkura e 1 portokalli

 200 gr fruta të thata ( sipas dëshirës arra, rrush I thatë etj)

 Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqer të shkrijë shtojmë vaniljen, gjalpin e shkrirë, dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë miellin e shtuar pak nga pak, pluhur pjekës, pak kripë vazhdojmë përzierjen, Shtojmë pak qumësht e përziejmë, lëkurën e një portokalli, frutat e thata arrat e copëtuara, rrushin e thatë I përziejmë. Lyejmë tepsinë me vaj dhe e pudrosim me miell shtojmë brumin e kekut e nivelojmëatë dhe e vendosim kekun në furrë në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 35-40 minuta. E nxjerrim pasi të jetë ftohur e pudrosim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?