Kek me hurma nga zonja Albana

17 Nëntor 2022, 11:40| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 11:41

  • Share

Kek me hurma

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 4 vezë
  • 4 hurma
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 1 lç vanilje
  • ½ lk kanellë
  • 1fk arra të thërrmuara

Përgatitja:

Rrahim vezët mirë, shtojmë më pas vajin dhe vaniljen nëse e kemi të lëngshme. Më pas shtojmë sheqerin pluhur, miellin dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë brumin, më pas shtojmë hurmat e kaluara në blender, arrat e thërrmuara dhe kanellën pluhur. E hedhim masën e brumit në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?