Kek me hurma
Përbërësit:
- 250 gr hurma
- 1 limon, lëkura dhe lëngu
- 2 banane të pjekura
- 200 gr gjalpë
- 180 gr sheqer
- 3 kokrra vezë
- 230 gr miell për kek
- 1/2 lugë pluhur pjekës
- Mollë në feta
Përgatitja:
Në fillim vendosim hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku kemi hedhur 90 ml ujë. I ziejmë për 5 minuta derisa hurmat të zbuten. Më pas i rrahim në mikser derisa të bëhen pelte. Në një tas shtypim bananet me pirun. Rrahim në mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtojmë bananet dhe vezët dhe vazhdojmë rrahjen. Në fund shtojmë miellin duke e situr (tek mielli kemi shtuar dhe pak pluhur pjekës). E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në formë të lyer më parë me gjalpë. Përsipër shtrojmë 1/2 e masës me hurma. Vendosim një shtresë tjetër me banane, hurma dhe shtresa e fundit duhet të jetë nga masa me banane. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e heqim nga forma dhe e servirim të zbukuruar me feta molle.