Kek me karrota dhe portokall
Përbërësit:
- 350 gr karrota
- 5 kokrra vezë
- 200 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 350 gr miell
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 bustinë vanilje
- 1 fç vaj bimor
- Lëkura dhe lëngu e 1 portokalli
Përgatitja:
Fillimisht grijmë karrotën në rende. Marrim lëngun e portokallit dhe më pas grijmë lëkurën. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit. E trazojmë dhe më pas shtojmë miellin, pak kripë, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Në fund shtojmë karrotat e grira. E vendosim brumin e kekut në një tavë të lyer me vaj dhe spërkatur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.