Kek me karrota, limon dhe çokollatë me qumësht nga zonja Albana

12 Maj 2023, 12:06| Përditesimi: 12 Maj 2023, 12:08

  • Share

Kek me karrota dhe limon

Përbërësit:

  • 3 karrota
  • 300 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 1 lç kanellë
  • 100 ml vaj bimor
  • 1 limon
  • Pluhur pjekës

Për dekor:

  • 200 gr çokollatë e bardhë ose me qumësht
  • 10 ml vaj bimor

Përgatitja:

Rrahim vezët bashkë me sheqerin, më pas shtojmë karrotat e grira në rende me vajin dhe lëngun e limonit. Miellin e situr e shtojmë gradualisht me pluhurin pjekës dhe kanellën. E trazojmë me spatula dhe e kalojmë brumin në formë të lyer me vaj. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

Ndërkohë çokollatën e vendosim në një enë qelqi ku poshtë saj kemi një tenxhere me ujë të nxehtë. E shkrijmë çokollatën me pak vaj dhe pasi keku të jetë pjekur e hedhim mbi të.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?