Kek me luleshtrydhe
Përbërësit:
- 5 vezë
- 180 gr sheqer
- 100 ml qumësht
- 200 gr gjalpë i tretur
- 300 gr miell
- Pluhur pjekës
- 1 vasketë me luleshtrydhe
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Shtojmë gjalpin, qumështin, miellin e situr me pluhurin pjekës dhe një pjesë të luleshtrydheve.
E kalojmë brumin në tavë ku kemi vendosur letër pjekje. Pjesën tjetër të luleshtrydheve i spërkasim me miell dhe i vendosim sipër kekut. E vendosim kekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta afërsisht.
Komento