Kek me mandarina në tigan
Përbërësit:
- Për bazën e ëmbëlsirës:
- 150 gr miell
- 2 kokrra vezë
- 3 lgj sheqer
- 100 ml qumësht
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lugë çaji vanilje
- 1 lgj gjalpë i shkrirë
Për mandarinat e karamelizuara:
- 2 mandarina (të prera në feta)
- 2 lgj sheqer
- 1 lgj gjalpë
- Lëngu i një gjysmë mandarine
Përgatitja:
Fillimisht karamelizojmë mandarinat. Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë sheqerin. Sapo të fillojë të shkrijë dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, shtojmë fetat e mandarinës dhe i lëmë të karamelizohen për 5 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mandarinës dhe e lëmë edhe 1 minutë. Në një tas rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin, gjalpin e shkrirë dhe vaniljen. I përziejmë mirë duke shtuar gradualisht miellin e përzier me pluhurin pjekës. Realizojmë një brumë të butë të cilin e hedhim mbi bazën e karamelizuar. Shtojmë pak gjalpë, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të piqet në zjarr të ulët për 10-12 minuta, derisa të shohim që sipërfaqja fillon të mpikset. E kthejmë me kujdes (si një petull e madhe) dhe e pjekim edhe për 5 minuta nga ana tjetër. E lëmë të ftohet pak, më pas e kthejmë mbi një pjatë që mandarinat e karamelizuara të jenë sipër. Mund ta spërkatim me pak sheqer pluhur ose mjaltë për më shumë ëmbëlsi.
Komente
