Kek me mollë
Përbërësit:
- 3-4 mollë
- 200 gr sheqer
- 250 gr miell
- 3 vezë
- 150 ml vaj luledielli ose gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji kanellë
- Pak kripë
- Lëkura e grirë e një limoni
- Pak sheqer kaf për sipër
- Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Rrahim vezët me sheqerin derisa masa të bëhet kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë vajin, lëkurën e limonit dhe kripën duke e përzier lehtë. Në një tas tjetër përziejmë miellin me pluhurin për pjekje dhe kanellën. Bashkojmë të dy përbërjet dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë homogjen. Hedhim në të mollët të prera në kubikë dhe i përziejmë që të shpërndahen mirë. Shtrijmë masën e kekut në një tavë të lyer me gjalpë ose mbi letër pjekjeje. Sipas dëshirës mund t'a spërkatim me pak sheqer kaf sipër për një kore të karamelizuar. E vendosim në pjekje në furrë për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë të ftohet pak dhe më pas e spërkatim me sheqer pluhur.
Komente
