KEK ME PATATE, QEPË TË NJOMA DHE KUNGUJ
Përbërësit:
1 qepë të thata
4 bishta qepësh të njoma
3 patate
2 kunguj
1 hudhër e njomë
4-5 vezë
2 fç qumësht
1 fç miell
½ fç vaj ulliri
1 fç djathë kaçkavall të grirë
1 fç djathë të bardhë në kubikë
1 fç proshutë në kubikë
3 lgj bukë e thërrmuar
½ fç nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë patatet dhe më pas i kalojmë në rende, gjithashtu në rende kalojmë dhe kungujt, ndërsa qepët i grijmë hollë.
Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë kripën, piperin, nenexhikun, vajin e ullirit, proshutën në kubikë, djathin kaçkavall dhe djathin e bardhë. I përziejmë dhe më pas shtojmë miellin dhe të gjitha perimet. E kalojmë masën në një tavë me letër pjekje, e spërkasim me bukë të thërrmuar dhe e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturë 180 gradë për 50 minuta.