Kek me pjeshkë pa miell vetëm me gjizë nga zonja Albana

3 Shtator, 09:22| Përditesimi: 3 Shtator, 09:24

  • Share

Embëlsirë me pjeshkë

Përbërësit:

  • 50 gr gjalpë
  • 75 gr sheqer kaf
  • 1 majë luge kripë
  • 2 kokrra vezë
  • 250 gr gjizë
  • 50 gr miell misri
  • 1 limon (lëngu dhe lëkura e grirë)
  • 3 pjeshka ose kajsi
  • Sheqer pluhur
  • Bukë e thërrmuar

Përgatitja:

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe pak kripë derisa të bëhet krem. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një dhe gjizën e kaluar në sitë. Më pas shtojmë miellin e misrit, lëngun dhe cipën e grirë të limonit. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë dhe i shtojmë duke e trazuar masën me  delikatesë (që të mos shpërbëhet e bardha). Shtojmë pjeshkët e prera në feta dhe e kthejmë të gjithë masën në formën e spërkatur me gjalpë e bukë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 175 gradë Celsius për afro 1 orë. Embëlsirën e shërbejmë ende të vakët spërkatur me sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?