Kek me portokall nga zonja Albana

27 Nëntor 2023, 12:01| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 12:03

  • Share

Kek me portokall

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 250 ml lëng portokalli
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë e vogël sodë
  • Lëkurë portokalli e grirë

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë. Miellin me sodën i bashkojmë dhe i shtojmë në masën e lëngshme duke i situr. E trazojmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Në fund hedhim lëkurën e portokallit të grirë në rende.

Masën e kekut e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?