Kek me portokall
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 gotë vaj ulliri
- 2 gota sheqer
- 5 kokrra vezë
- 1 gotë lëng portokalli
- Lëkurë e grirë portokalli
Përgatitja:
Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe më pas hedhim gradualisht miellin duke e situr. E punojmë brumin mirë dhe në fund shtojmë lëkurë portokalli të grirë. E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
Komento