Kek me portokall
Përbërësit:
4 vezë
200 gr sheqer
1 kokërr portokall
1 pako sheqer vanilje
100 ml vaj vegjetal
250 gr karrota
300 gr miell
1 pko pluhur pjekës
1/2 lugë kafe sodë buke
pak kripë
reçel portokalli ( opsionale)
Përgatitja:
Në grirësen e qepës grijmë 1 portokall të larë mirë dhe të prerë në copëza.Pasi grijmë protokallin, grijmë karrotat dhe të dy këto përbërës I lëmë veç e veç menjëherë. Në tasin me miell shtojmë pluhur pjekës dhe sodë buke dhe pak kripë.
Në një tas rrahim 4 kokrra vezë dhe sheqerin dhe I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë karrotat. Nëse ju ndodhet pak reçel portokalli e presim atë në copëza dhe e shtojmë në brum, e vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe miell dhe e pjekim në 170 gradë Celsius për 50 minuta.