Kek me qershi nga zonja Albana

27 Maj 2022, 11:23| Përditesimi: 27 Maj 2022, 11:25

  • Share

Kek me qershi

Përbërësit:

  • 500 gr qershi
  • 250 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3 lgj qumësht
  • 1 lç maja e thatë
  • 3 vezë

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet vëllimi. Më pas shtojmë qumështin, gjalpin, vajin e ullirit dhe lëkurën e limonit. Vazhdojmë trazimin me rrahës elektrik duke shtuar gradualisht miellin dhe fryrësin. Brumin e trazojmë lehtë me një spatul kuzhine (jo më me rrahës elektrik). Qershive u largojmë bërthamën i spërkasim me pak miell dhe i shtojmë tek brumi i kekut. Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim masën e kekut dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?