Kek me vaj luledielli
Përbërësit:
- 4 vezë
- 200 gr sheqer
- 250 ml vaj luledielli
- 250 ml qumësht
- 350 gr miell
- 1 bustinë pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji vanilje ose lëvore agrumesh
- Pak kripë
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e lehtë dhe kremoze. Shtojmë vajin e lulediellit dhe më pas qumështin, duke e trazuar vazhdimisht. Përziejmë miellin me pluhurin pjekjes dhe pak kripë, dhe e shtojmë tek masa e lagësht ngadalë, duke e përzier me spatul ose mikser në shpejtësi të ulët. Shtojmë vaniljen ose lëvoren e limonit/portokallit për aromë. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe të spërkatur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180°C për rreth 40-45 minuta. Sipas dëshirës kekut mund t'i shtojmë arra, rrush të thatë ose mund ta serivirim pudrosur me sheqer pluhur ose me një një glazurë limoni.
Komente
