Nuk kanë fund problemet në futbollin shqiptar dhe sërish kësaj here lidhet me ekipin e Këlcyrës. Risia qëndron se në mes futet edhe politika. Bëhet fjalët për një deputet i cili po kërcënon zyrtarët dhe lojtarët e Këlcyrës që të tolerojnë ndeshjen ndaj Tepelenës. Lajmi është denoncuar nga vetë klubi këlcyriot nëpërjet një njoftimi në faqen zyrtare.
“Kf Këlcyra denoncon publikisht presionet që po ushtrohen gjatë ditëve të fundit për të toleruar në ndeshjen e ditës së diel që do të luhet në Tepelenë. Njerëz të veshur me pushtet madje deri në rang deputetësh po kërcënojnë zyrtarët dhe lojtarët e KF KËLCYRËS. Por ne deklarojmë njezëri dhe në një qëndrim unik që nuk do të stepemi nga këto presione apo kërcënime, por do t’i denoncojmë pranë organeve përkatëse. Qëllimi ynë ditën e diel do të jenë një futboll i pastër pa tolerime. I bëjmë thirrje FSHF-së dhe gjithë medieve të jenë të pranishme ditën e diel,” - shkruan klubi i Këlcyrës në “Facebook”.