Kronikë

Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura (VIDEO)

21 Mars, 10:07| Përditesimi: 21 Mars, 10:48

  • Share

Këlcyrë- Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës.

Operacioni është koduar “Mazhan” dhe në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe një armë dhe sende të vjedhura. Krimet bëheshin pasi studiohej zona, banesa shënjestër që do sulmohej dhe me anë të thyerjeve të dyerve apo dritareve.

Denoncimi i fundit është bërë nga  qytetari B. M., më datë 18 mars, për bastisjen e banesës së tij, ku ishin vjedhur materiale të ndryshme.

“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Mazhan", u bë  identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit: J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë”, tha policia vendore.

Baza e grupit ishte një banesë e vjetër në fshatin Maxhan, nga dhe ku mori emrin operacioni. Aty autorët mbanin të fshehura materialet e vjedhura dhe armatimet. Një pjesë e sendeve të vjedhura ishin shitur.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?