Më 25 qershor, kryebashkiaku Erion Veliaj inaguroi godinën e re të njësisë administrative në Baldushk.
4 muaj më pas Partia Demokratike akuzon se një nga godinat, pranë njësisë administrative që është ish-shtëpia e Kulturës është rikonstruktuar vetëm në fasadë, edhe pse sipas Këlliçit janë paguar 40 milion lekë në kohë pandemie.
“Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut”, shprehet Këlliçi.
Report Tv ishte sot në Baldushk për të mësuar si qëndron e vërteta. Administratori i njësisë së Baldushkut, Besnik Bali thotë se për godinën që PD denoncon, nuk është bërë asnjë inaugurim, por është lyer vetëm jashtë për të mos prishur fasadën e qendrës së fshatit. Pas rikonstruksionit të plotë të godinës qendron një konflikt pronësie.
“Është bërë komplet rikonstruksioni i njësisë administrative, ndërsa për godinën që bëhet llafi është godinë e veçuar, e bërë prej disa vitesh, është godinë me konflikte dhe për rrjedhojë është bërë ndërhyrje vetëm në fasadë. Të zotët e tokës pretendojnë për tokën e tyre, godina është bërë vërtet nga shteti por ende nuk është zgjidhur ky problem. Arsyeja pse është rregulluar vetëm në fasadë është se nuk na lejonin të hynim brenda. Nuk lejonin pronarët për ta riparuar. Ata janë në proces gjyqësor”, shprehet administratori.
Tasim Balliçi është një nga dy palët në gjyq për këtë pronë.
“Quhem Tasim Balliçi, si pronë është e imja. 80% e ndërtesës është e imja, 20% është e Vilson Shinës. Kjo ka qenë problemi, për momentin është mbyllur, e përdor për ndonjë nevojë timen, por për momentin është mbyllur. Kam bërë kërkesë te ministria e Kulturës për të kërkuar dhomat e ndërtesës por nuk më kanë kthyer përgjigje”, shprehet Tasim Balliçi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inagurimit të njësisë administrative Baldushk në 25 qershor, nuk ka përmendur ish-pallatin e kulturës apo rikonstruksionin e tij, duke folur vetëm për investimin madhor që është bërë në njësinë administrative, e cila është në kushte moderne, jo vetëm jashtë por dhe në ambientet e brendshme.
Hahaha. Doli kerriçi i shqupit te fitoj vaftin e bukes. O gabel, po ti mezi more shkollen te Universiteti Çilit, e po vjen te japish mend. Shko ha banane
PërgjigjuIk o Kelliç thuthuqi,vetem rrena di me thone.Ik kerko pune,se vdiqe per pak deputetllik,shko puno,mos prit ti besh paret me rrena dhe politik.
PërgjigjuO Kellice jevgjiti ik shit ndonje kanace birre, sepse eshte lodhe populli me rrenat e Partise tate.
Përgjigju