Politikë

Këlliçi në Report Tv: Nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë demokrat! Basha privilegjoi aleatët në zgjedhje, po të ishin anëtarë të PD do të fitonin më shumë

17 Qershor 2021, 12:20| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 16:27

  • Share

Partia Demokratike nuk ka luksin që të përjashtojë asnjë demokrat. Kështu tha në një intervistë për Report TV, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, teksa u pyet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti.

'Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat.'- tha Këlliçi.

Pas zgjedhjeve për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, kreu i FPRD-së thotë se PD ka dalë më e bashkuar.

'Në raport me gjithë mbarëvjatja e procesit rezultati nuk lë vend për diskutime, ka pasur ecurinë e tij, ka pasur ankesa të gjithë kanë marrë përgjigje nga Komisioni Zgjedhor. Në fund të procesit kemi dalë të gjithë të bashkuar. Zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë konteshtim besoj se ky është një sinjal i qartë që kjo është tejkaluar.'- tha Këlliçi.

Ndërkohë aksioni opozitar si dhe miratimi i metodologjisë për zgjedhjet e 25 prilli do të jetë kryetemë e diskutimit në Kuvendit Kombëtar që do të zhvillojë Partia Demokratike më datë 17 korrik.

Këlliçi nënvizoi se do të kryhet një analizë e rezultateve të drejtuesve politikë si dhe të mbahet një përgjegjësi për arritjet para anëtarëve të PD. Sipas Këlliçit e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

I pyetur nëse do të ketë një analizë edhe për performancën e aleatëve, Këlliçi theksoi se kjo nuk duhet lënë menjëanë, pasi ato kanë qenë më të privilegjuarit në PD. Sipas tij nëse në vende të caktuar do të kishte kandidatë të PD-së, do të kishin një performancë më të mirë se aleatët në zgjedhje.

'I gjithë procesi ka nisur që nga dita e nisjes së garës së brendshme në PD. Kandidatët janë hasur më pyetje të shumta me shumë problematika, djegien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhjet lokale etj. Tashmë zyrtarisht do të nisë procesi në çdo qelizë dhe në çdo degë. Duhet parë edhe performanca e drejtuesve politikë. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo çdo gjë ka qenë perfekt, duhet bërë një analizë  e vërtetë. Të gjitha këto do ti bëhen të ditura Kuvendit Kombëtar që do të mbahet me 17 korrik.

Analiza e masakrës zgjedhore dhe aksioni opozitar janë çështje që do të jenë kryeteme e diskutimit në Kuvendin Kombëtar. Duke nisur tek faktimi i masakrës elektorale, tashme kemi 40 kallëzime në SPAK dhe nuk kemi një informacion se çfarë stadi janë. Të gjitha këto janë tema të diskutimit të Kuvendit Kombëtar dhe duhet të hartojë një plan dy apo 4 vjeçar për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. Sa kohë Edi Rama qendron në krye të kësaj qeverisje është në dëm të qytetarëve shqiptar.

Ne duhet të shkojmë para anëtarëve tonë për të dhënë llogari dhe për të bërë një analizë të vërtetë secili duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

Mendoj se aleatët nuk janë lënë menjëanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ane e PD. Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t'i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë.'- tha Këlliçi.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?