Belind Këlliçi tek Unaza e Re

Politikë

Këlliçi në Unazën e Re: Po hidhet asfalt elektoral ilegalisht, pa projekt! Thirrje SPAK të ndërhyjë

28 Mars 2021, 15:15| Përditesimi: 28 Mars 2021, 15:16

  • Share

Partia Demokratike gjatë një deklarate për mediat ka bërë me dije se prej 2 javësh, në rrugen "Milto Sotir Gurra" në Unazën e Re, po hidhet asfalt elektoral dhe se punimet i bëjnë natën.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht.

 ‘Nuk ka asnjë tabelë që informon banorët e lagjes për këto punime. Nuk ka asnjë kontratë, asnjë tender, se nuk pret puna. Duan t'u hedhin hi syve banorëve me një shtresë asfalti që për punë muajsh do çahet si petë byreku.

Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi.

I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale.

Dëshpërimi juaj për pushtet nuk është asgjë krahasuar me dëshpërimin ekonomik të qytetarëve që kanë pritur 8 vjet për të parë punët tuaja. Po shtroni rrugën drejt burgut.’- tha Këlliçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 28/03/2021 17:06

    Ne krric i thona birit te magjarit.

    Përgjigju
  • Shkoder33000: 28/03/2021 17:04

    « Rruga e burgut «  siç e quan Ti spo të pëlqen ; po tashti këto të PS janë me edukat dhe respekt sepse edhe për të JU shoqëruar deri në burg ju bajnë rrugën të lehtë që ta mbani mend . Nërsa në SPAK duhet të fillojnë nga JU në fillim , dhe shko urgjent të denëncosh kryetarët Tuaj se për ndryshe do të merresh si bashkëpuntor dhe mos kallëzues KRIMI që me ligj duhesh të dënohesh.

    Përgjigju
  • Like: 28/03/2021 16:57

    Po kerkon dhe ky kocken e tij per ta lepire

    Përgjigju
  • Kerrici kerkon samar: 28/03/2021 16:34

    Ik o Kerric ha ndonje byrek me gjize se nuk eshte politika per ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?