Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faktin se Belind Këlliçui nuk ka diplomë të shkollës së mesme (Investigim i Shqiptarja.com). Rama shprehet se nuk është në interes të koalicionit Berisha, Meta të nxjerrë kandidat që të bëjnë detyrën.
“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kandidat për kryebashkiak pa diplomë, të rinjtë: Qytetarët e Tiranës duan shpjegime nga Këlliçi! Pse çdo të riu i duhet gjimnaz për në universitet e atij jo?
G.MO//ReportTv.al