I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg

Bota

Kellog në Kiev, Zelensky për bashkëpunim konstruktiv me SHBA

20 Shkurt, 12:11| Përditesimi: 20 Shkurt, 12:17

  • Share

Pas sulmit verbal dhe akuzave të rënda të presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelensky diktator, Trumpi po përpiqet për ta shtensionuar situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.

Kellogg do të takohet edhe me Presidentin Volodymyr Zelenski, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.

Zelensky rreth bashkëpunimit me Amerikën

Zelensky tha në një videomesazh: "Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë”. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën, tha Zelenski.

Zelensky shtoi se kemi të bëjmë me një luftë "që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Me këtë deklaratë, ai i kundërshtoi, pa e përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën e kishte nisur qeveria e Ukrainës.

Frika e Kievit

Kievi dyshon se mund ta përjashtojnë nga negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës për të ardhmen e Ukrainës. Në videomesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.

Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham. Graham është një mbështetës i Trumpit. Zelenski tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan./DW

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?