Sport

Kelmendi hakmerret ndaj xhudistes japoneze, mbërrin në gjysmëfinale të kampionatit Botëror

26 Gusht 2019, 12:35| Përditesimi: 26 Gusht 2019, 12:37

  • Share

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatin botëror që po zhvillohet në Japoni. 28-vjeçarja në çerekfinale ka mposhtur me ‘ippon’ kampionen e botës të vitit 2017 dhe nënkampionen e 2018, Ai Shishime.

Përveçse një kualifikim në gjysmëfinale përballje me Ai Shishime shërbeu edhe si hakmarrje, pasi sportisja japoneze e kishte mposhtur Majlindën në botëorin e 2017.

Ndërkohë në gjysmëfinale Majlindën e pret një tjetër përballje e vështirë, pasi do të ndeshjet me kampionen e botës aktuale, Uta Abe. Sfida mes këtyre dy sportistëve do të jetë e parë në karrierë ndaj njëra-tjketrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 26/08/2019 12:48

    Bravo. Mirenjohje per ju moj vajze qe e lartesoni emrin e Shqiptarise edhe me lart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?