Kelmendi në superformë, fiton medaljen e artë në 'Grand Slam-in' e Duseldorfit

22 Shkurt 2019, 19:03| Përditesimi: 22 Shkurt 2019, 19:41

  • Share

Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike e Kosovës, ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam-in” e Duseldorfit për peshat 52 kg. 27-vjeçarja e nisi aventurën e saj në Grupin D ku fillimisht mposhti gjermanen Verena Thumm, më pas brazilianen Elena Valentim dhe në fund koreano-jugoren Bokeyena Jeong.

 

Kjo solli kualifikimin direkt në fazën finale të kompeticionit ku Kelmendi fillimisht sfidoi italianen Odette Giuffrida në gjysmëfinale. Ashtu si xhudistet e tjera edhe Giuffrida pati fatin e keq duke dështuar përballë Kelemndit.

 

Në takimin final të “Grand Slam-it” Majlinda Kelmendi mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë me “ipon”, duke bërë të vetën medaljen e artë, e cila ishte e dyta për këtë sezon. Gjithsesi Kelemndi mund të mos ndalet këtu pasi në të ardhmen synon madjen e artë në Olimpiadën e Tokios, ku është xhuditsja pretendente.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?