Mungesa e gjyqtarëve bllokon gjykatat, Helsinki ngre alarmin: Në Gjykatën e Lartë situata më e rëndë

22 Shkurt 2021, 17:09| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 18:43

  • Share

Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptare të Helsinkut, Erida Skëndaj, në një intervistë për Report TV foli tha se të dhënat paraqiten shumë shqetësuese për sa i përket ngarkesës së madhe që kanë gjyqtarët në shqyrtimin e dosjeve.

Skëndaj tha se në Gjykatën e lartë janë 39 mijë dosje dhe përkatësisht janë 13 mijë dosje për gjyqtar, pasi ka vetëm tre gjyqtarë.

'Një nga komponentët e rëndësishëm të monitorimit është për të parë cilat janë 10 gjykatat me ngarkesën më të lartë në vend. Ne kemi marrë informacion nga KLGJ për gjykatat që kanë numër më të konsiderueshëm çështjes dhe numër më të konsiderueshëm rastesh për gjyqtar.

Të dhënat paraqiten disi shqetësues pasi gjykatat me ngarkesën më të lartë janë, e para e cila mban rekordin, është Gjykata e Lartë, ka një volum dosjesh tepër të lartë dhe të mbartur nga viti ne vit. Përkatësisht janë 39 mijë dosje, ku janë vetëm 3 gjyqtar të emëruar pranë kësaj gjykate dhe ngarkesa për gjyqtar paraqitet 13 mijë dosje për gjyqtarë.

E dyta që renditet është Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, nga pikëpamja e ngarkesës për gjyqtare, me një numër dosjes me mbi 13 mijë  ka aktualisht  9 gjyqtare dhe ngarkesa për gjyqtare paraqitet 1526 çështje për një gjyqtarë. Dhe gjykata e tretë me ngarkesën më të madhe është Gjykata e Apelit Tiranë, me 10 mijë e 600 dosje me 12 gjyqtare dhe me 818 dosje për gjyqtarë.'- tha Skëndaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?