‘Këmbë e flokë të gjata, shpartallonte rrugën’ Osman Mula rrëfen njohjen me Ledina Çelon dhe si arriti ta bënte të famshme

20 Maj 2022, 11:24| Përditesimi: 20 Maj 2022, 13:40

  • Share

Osman Mula, mjeshtri i magjisë skenike me një karrierë 45 vjeçare ishte në “Rreze Dielli” për të  ndarë kujtime nga karriera e tij e gjatë mes regjisë, muzikës e saksofonit. Ndërsa fliste për punën e tij si zbulues i shumë këngëtarëve të njohur tashmë, ishte edhe këngëtarja Ledina Çelo, të cilën ai e zbuloi rastësisht, por kënga e saj doli më e suksesshmja ndër shumë festivale e vazhdon të këndohet edhe sot. 

Atëherë kishte një të mirë sepse ne i dëgjonim këngëtarët e rinj nëpër Estrada, qoftë të ndërmarrjes, qoftë në estradën e Tiranës, Shkodrës dhe ishin këto këngëtarë që promovoheshin atje. Ledina Celo ishte në lice, ishte nxënësja e Nina Mulës. Më pati thënë  shihe njëherë këtë nxënësen që kam unë. Dhe unë këtë vajzë e kam parë rastësisht, e ka pasur shtëpinë tek një pallat ne kat të dytë, me bicikletë, goxha vajzë, këmbët e gjata, flokët e gjata kishe lezet me e pam gjyslykët e mëdhenj, e shpartallonte rrugën. Dhe thashë ta shoh njëherë këtë se kjo qenka gjithë gjendje, e provova dhe m;u duk edhe vajzë interesante. Jo vetëm kaq, ishte vajzë edhe tepër e edukuar, vajzë shumë e sjellshme. Ajo studionte për kanto operistike, ishte viti i parë ose i dytë i liceut. U bë kënga për të dhe po ta shohësh kënga ka dy personazhe që dialogojnë është një vajzë e brezit sot që dialogon me një djalë të brezit të vjetër. Kënga e saj është me e duatrokitura në të gjitha festivalet" u shpreh ai. 

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 05/08/2023 13:03

    L.Celo eshte nje stonature e vertete,neveri per "famen " e saj

    Përgjigju
  • ops: 23/05/2022 16:11

    Shpartallonte rrugën...mos doje të thoshe se pantollonat e tua ishin duke u shpartalluar...se rruga vështirë të vetëshpartallohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?