Këmbëkuqi i Qeparoit
Përbërësit:
- 3 vezë
- 1 gotë kos
- 1 gotë vaj
- 1 e 1/2 gota miell
- 1 lç sodë buke
- 200 - 250 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak kripë (opsionale)
Përgatitja:
Rrahim vezët me pak kripë derisa të bëhen homogjene. Shtojmë kosin dhe gjysmën e sasisë së vajit dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin gradualisht dhe sodën e bukës. E trazojmë derisa të formohet një masë homogjene, pak e trashë por e butë. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar duke e përzier që të përhapet njëtrajtësisht. Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim masën e përgatitur, e rrafshojmë mirë me lugë ose me dorë të lagur. Sipër hedhim vajin e mbetur dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35-40 minuta.
Komente
