Këmbësoret 'të pabindur' përballë sinjalistikës rrugore, burim aksidentesh (Vëzhgimi i Report Tv)

13 Korrik 2020, 15:01| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 15:27

  • Share

TIRANË- Duke folur në telefon dhe kaluar rrugën me semafor të kuq….

Është kjo papërgjegjshmëria e këmbësorëve në kryeqytet përballë sinjalistikës rrugore që shpesh herë sjell regjistrimin e aksidenteve.

Nisur nga kjo sjellje e këmbësorëve, Report TV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në kryeqytet ku mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e qytetarëve evidentohet kudo.

Kalimi i rrugës me semafor të kuq, mos respektimi i vizave të bardha edhe pse ndodhen shumë pranë rrugës ku ato kalojnë janë ndër shkeljet më flagrante që sheh kudo në kryeqytet.

Nga ana tjetër nuk mungojnë as ata këmbësorë të cilët lëvizin në korositë e dedikuara për biçikleta që shpesh herë kthehen në burim aksidentesh.

Krahas sjelljes së papërgjeshme të këmbësorëve edhe shoferët nuk ngelen pas në shpërfilljen e sinjalistikës. Drejtuesit e automjeteve nuk respektojnë dhënien e përparësisë kur qytetarët kalojnë tek viza e bardha.

Kjo sjellje nga ana e këmbësorëve shpesh herë është kthyer në shqetësim për policinë rrugore e cila ka ndërmarrë masa administrative nga 500-2000 lekë, ndonëse numri i gjobave ka qenë i ulët.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • futura dent: 14/07/2020 14:30

    stressi me i madhe ketu ne ven

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?