Këmbësorët të papërgjegjshëm, ‘zaptojnë’ korsitë e biçikletave! Vëzhgimi i Report Tv

25 Prill 2022, 19:57| Përditesimi: 25 Prill 2022, 21:16

  • Share

TIRANË- Rregullat e qarkullimit rrugor nuk thyhen vetëm nga përdoruesit e automjeteve, por dhe nga përdoruesit e biçikletave, madje jo të pakta janë dhe rastet e shkeljeve nga vetë këmbësorët. Report Tv bëri një vëzgim në rrugët e kryeqytetit ku hasëm qyetetarë në korsinë e biçikletave. 

Vetë drejtuesit e biçikletave tregojnë se sa shumë stres krijon dhe sa e lodhshme shndërrohet kjo problematikë e shkaktuar kryesisht nga papërgjegjshmëria individuale e qytetarëve.

Këmbësorët që po ecnin qetësisht në korsinë e biçikletave nuk i shpëtuan vëzhgimit me kameran tonë, por më pas ai reflekoi dhe u kujtua se duhet të zbatojë rregullat e lëvizjes në rrugë.

Burime nga policia rrugore thanë se është diskutuar të ndërmerret një nismë ligjore për ndryshimin e Kodit rrugor ku do të parashikohet gjobëvënie për të gjithë këmbësorët që thyjnë rregullat e qarkullimit rrugor, por nuk ka një afat se kur këto ndryshime do të konkretizohen e më pas të zbatohen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 07/01/2023 16:30

    Per festat e vitete te ri isha ne Tirane. Kohe e bukur, diell, shume kalimtare neper rruge. Kafenete mbushur, rruget po ashtu. Trotuaret jane te zena ose me karrige kafenesh, ose me tezga frutash e perimesh, ose me makina qe parkohen pa iu dridhur buza. Trotuaret, perveç zonave ku akoma ekzistojne pallatet e komunizmit, jane shume te ngushte, as edhe dy kebesore nuk kalojne dot. Ka plot raste kur detyrohesh te nderrosh trotuar, apo te zbresesh ne rruge se nuk kalon dot, dhe lere pastaj kur ke karroca me femije te vegjel. Problmei qendron tek lejet qi i jane dhene pallat-ndertuesve qe me paqendrueshmerine dhe korrupsionin apo paditurine e urbanisteve, e kane bere Tiranen nje xhngel qe pasojat do ndihen shum me vone. Kembesoret 'dhunohen' nga mos patja e vendeve ku te dalin me femijet, nga mungesa e trotuareve. Shikoni vetem Kompleksin Kika, aty femijet lozin ne beton dhe midis tavolinave qe kafenete kane zaptuar. Asnje vend, sheh, sado i vogel, per femijet, ne nje kohe qe kompleksi eshte gjigand. Komuna e Parisit, ku dhe qendrova, eshte nje katastrofe me pallate, rrugicat e ngushta, shtepite-vilat, pa asnje kuptim. Diku rruga shkon drejt, pastaj zvogelohet duke humbur edhe trotuarin. Por, i korrutpuari dhe i padituri Artan Lame me shoke, e kryebashkiake nder vite, duhet ta dine. Porse sot s'prish dot nje pallat 1é katesh per te zmadhuar trotuarin apo per te krijuar nje shesh sado te vogel per vogelushet. Jo, zgjidhja e atyre qe qeverisin eshte e lehte, kafene, ne nje tavoline me prinderit, celularin perpara dhe te rriturit vazdhojne diskutimet, ndersa femijet ngjiten pas ekraneve blu.

    Përgjigju
  • liku: 26/04/2022 12:24

    Policia bashkiake duhet te liroje trotuaret qe zihen nga shitesit e dyqaneve dhe tavolinat qe kane zaptuar trotuaret mbasi pegojne levizjen e kembesoreve mbasi ka konflikt interesi

    Përgjigju
  • faik: 26/04/2022 08:58

    po policia bashkiake ca ben apo ka mendjen vec me vene gjoba

    Përgjigju
  • tirona: 26/04/2022 08:58

    Lironi trotuaret se policia bashkiake i ka zene me tavolina me fruta perime qe nxjerrin dyqanet kane bllokuar dhe me kjoska qe njerzit nuk kane nga te kalojne

    Përgjigju
  • Lal Gogla: 26/04/2022 07:51

    Pyetni nje here kembesoret shqiptare dhe lerini hollandezet me bicikleta

    Përgjigju
  • E papergjeshem je ti: 26/04/2022 05:46

    Po ku te ecin njerezit te dalin ne rruge, ci keni keto komente vend i degjeneruar e zaptuar nga korupsioni.

    Përgjigju
    • Ios: 26/04/2022 08:11

      Ne trotuaret mizerje qe ka lene eri nuk ecen dot me karroce me femije se jane aq te ngushte sa dhe njerezit ecin ne profil. Shembuj konkrete, shallvatet, rruga e dibres, rruga perballe amb Amerikane, rruga siper Petro Ninit, rruga rruga kavajes ku ndertimet kane zene vende vende trotuaret etj. Po ate pedonalen qe e kane lene si sute e vet mizerabel komplet zhul, pa drita, pa kujdesje vec karriket e lokaleve dallon aty dhe sheshi Skenderbej e kane lene zhul aty duket sa punon as sheshin nuk pastron po te kalosh tek shatervanet eshte bere zhuli peta peta.

  • Koli: 25/04/2022 22:12

    Ne disa raste ne tirane,,,,trotuaret jane te ngushte per kembesoret,,prandaj dalin njerezit tek korsia e bicikletave....////I keni bere punet ashtu sic e keni koken...

    Përgjigju
  • TragjiKomedia e Albanistanit: 25/04/2022 21:44

    Tamam,aty ku Lali Mashtruesi ka ngjyrosur pllakat e trotuarit nga këmbësoria në Biçikleta,aq është ose ashtu ose kështu,i bie që këmbësoret të fluturojnë???!!!

    Përgjigju
  • Lali Eri: 25/04/2022 21:12

    Ou po aty ku korsia e bicikletave eshte ne trotuar dhe trotuari eshte gjys metri, si i behet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?