Kronikë

Këmbësori përplaset për vdekje në Fier, shoqërohet drejtuesi i mjetit (VIDEO)

6 Korrik 2020, 07:23| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 08:24

  • Share

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në afërsi të fshatit Zhupan në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 korrik), ku rreth orës 22:00  një mjet tip 'Fiat' që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, përplasi shtetasin P. M., 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ndërroi jetë, ndërsa u shoqërua  në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?