Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor java nisi sërish forcimin e pozitave të lekut në raport me monedhat e huaja, krahasuar me fundjavën.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dollari amerikan këmbehet me 95.37 me një rënie prej 0.50 në krahasim me fundjavën.
Monedha europiane këmbehet me 102.87 lekë me një rënie prej -0.60
Rënie pësuan edhe monedhat e tjera: franga zvicerane këmbehet me 105.81 lekë, ndërsa paundi britanik këmbehet 120.34 me një rënie -0.59 nga fundjava.
Komento