Politikë

Deputeti i PS-së pyet Ministrin e Financave tek 'Ligjet': Kemi ankesa nga policët që nuk janë paguar për orët shtesë. A do t’u rriten pagat? Përgjigjet Malaj

23 Qershor, 12:29| Përditesimi: 23 Qershor, 13:40

  • Share

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ nr. 6, që lidhet me buxhetin e vitit 2025. Malaj, në fjalën e tij, tha se ky ndryshim vjen në kuadër të nevojës për rishikimin e disa projekteve të domosdoshme që lidhen me institucionet shtetërore.

Në total, fondi për alokim arrin në 11.8 miliardë lekë dhe bazohet në disa shtylla kryesore. Propozimi përmban rialokimin e këtyre 11.8 miliardë lekëve, duke synuar forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.

Nga ana tjetër ministri është pyetur dhe nëse do të rritje të pagave të policëve, duke iur referuar ankesave që kanë ardhur për mos pagimin e orëve shtesë. 

Malaj: Këto ndryshime u hartuan për të reflektuar disa zhvillime në buxhetin e shtetit për vitin 2025. Hartimi i këtij akti u krye pas analizës pesëmujore që Ministria e Financave i bëri të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga kjo analizë rezultoi se kishte nevojë për ndryshime në buxhetin e vitit 2025, duke marrë në konsideratë ecurinë e projekteve deri në këtë fazë, si dhe nevojën për një përdorim sa më efikas të fondeve të alokuara për investimet publike. Kjo çoi në parashikimin e ri të disa parametrave buxhetorë, me synimin për t’i harmonizuar me zbatimin real të buxhetit të vitit 2025. Siç është tashmë kushtetuese, rishikimi i buxhetit duhet të bëhet me akt normativ, si një instrument ligjor që vepron me forcë të menjëhershme. Kjo urgjencë buron nga nevoja për të siguruar përdorimin efikas të fondeve publike dhe rialokimin e menjëhershëm të tyre drejt atyre projekteve investimesh që kanë pasur një ecuri më të mirë. Në mënyrë të përmbledhur, përmes këtij Akti Normativ propozohet rialokimi i 11.8 miliardë lekëve, me fokus në forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.

Pas fjalës së ministrit, deputeti Deliu e ka pyetur atë në lidhje me propozimet e Aktit Normativ, duke u ndalur te mundësia e rritjes së pagave për policët, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës. Sipas deputetit të PS-së, kjo pyetje vjen si reagim ndaj ankesave të shumta nga punonjës të policisë për mospagesën e orëve shtesë.

Deliu: Shoh këtu mbështetje për Ministrinë e Brendshme. Si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kemi marrë ankesa nga punonjës të policisë të cilët nuk kanë marrë ende pagesat për orët shtesë, si dhe disa dieta e shpërblime. Në vijim të kësaj, dua të pyes nëse do të ketë një rritje page për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës?

Malaj: Ashtu siç kemi sqaruar në relacionin që i kemi paraqitur Komisionit, nuk kemi dhënë fonde shtesë për nevojat që mund të kenë paraqitur disa prej ministrive. Ministrisë së Brendshme, në fakt, i janë alokuar disa fonde shtesë për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe për Gjendjen Civile, për të mbuluar detyrime të prapambetura. Për vitin 2025, nuk kemi parashikuar rritje page.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsi: 23/06/2025 14:25

    Me pak fjale policia e shtetit vazhdon te mos i pelqej askujt per rritje rroge. Te gjejm juristet dhe ta padisim.dhe ne ne gjykaten kushtetuese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?