'Kemi ardhur nga Lugina e Preshevës dhe Gjermania', tifozët e Florian Markut: Na zbardhi fytyrën kampioni

26 Gusht 2022, 10:17| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 10:49

  • Share

Parashikimet ishin që Miguel Parra të mos rezistonte deri në raundin e pestë, por meksikani jo vetëm që luftoi deri në fund, por pati frikë se edhe mund ta mposhte boksierin Marku para shqiptarëve. Mirëpo kjo frikë nuk ezkistoi te Floriani, i cili në raundin e fundit bombardoi me grushte kundërshtarin, duke bërë që ‘Air Albania’ të shpërthente në ovacione.

Me vendin unanin të gjyqtarëve Marku ia doli të fitonte brezin e dytë pas IBF, titullin WBC Silver. Për këtë sakrifikoi disa të çara në fytyrë dhe jo më kot qëndroi më shumë se një orë pranë mjekëve dhe kirurgëve. Në fund përveç fitores së Markut ajo që vlen ishte edhe gëzimi që solli te tifozët, pasi pati nga ata që kishin marrë rrugë të largët për të parë boksierin.

“Kemi ardhur nga Gjermania për këtë ndeshje. Florian Marku është më i forti. Meksikani nuk luajti si burrë, pasi u fsheh,”-u shpreh një tifoz.

“Na ka zbardhur fytyrën sonte kampioni. Kemi ardhur nga Lugina e Preshevës për ta ndjekur. Do vijmë gjithmonë nëse ka ndeshje këtu,”-deklaroi një tifoz tjetër.

Për të përkrahur Florian Markun në ‘Air Albania’ nuk mungoi as ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana, drejtori sportiv i Lazio-s Igli Tare, por edhe disa reperë e politikanë, të cilët uruan me rradhë boksierin që grushton me flamurin kuqezi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?