Lulzim Basha

Politikë

Kemi Badenoch liderja e re e Partisë Konservatore në Angli, Basha: Arritje e jashtëzakonshme

2 Nëntor 2024, 14:50| Përditesimi: 2 Nëntor 2024, 14:51

  • Share

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Kemi Badenoch për zgjedhjen e saj si liderja e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Basha shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe se pret një partneritet të fortë për sfidat dhe qëllimet e përbashkëta.

“Urime, Kemi Badenoch, për zgjedhjen si liderja e re e Partisë Konservatore! Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe presim të ndërtojmë një partneritet të fortë teksa punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar qëllimet dhe vlerat që bashkëndajmë”, shkruan Basha.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?