Ata shpallën fejesën ditën e Shën Valentinit në një ceremoni romantike dhe private dhe së shpejti do i japin fund beqarisë. Bëhet fjalë për Katy Perry dhe Orlando Bloom të cilët kanë planifikuar dasmën e tyre.
Sipas revistës “People”, këngëtarja 34-vjeçare dhe aktori 42-vjeçar do të lidhin kurorë në fund të vitit.
Ata kanë situatën në kontroll dhe do të organizojnë një dasmë të bukur më familjarët dhe miqtë e tyre. Çifti kanë qenë të lidhur që në vitin 2016, por marrëdhënie mes tyre ka pasur shkëputje.
Këngëtarja ka qenë e martuar me Russell Brand në vitin 2010; më pas u divorcuan dy vjet më pas.
Komento
Komente
