Reaktori bërthamor në Dimona, Izrael

Bota

‘Kemi dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit’, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

9 Qershor, 07:49| Përditesimi: 9 Qershor, 07:53

  • Share

Ministri iranian i Inteligjencës tha dje se Teherani ka siguruar mijëra dokumente që lidhen me objektet bërthamore të Izraelit dhe marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe vende të tjera, si dhe me aftësitë e tij mbrojtëse.

“Transferimi i këtij ‘thesari’ ishte kohë-humbës dhe kërkonte masa sigurie. Sigurisht, metodat e transferimit do të mbeten konfidenciale, por dokumentet do të zbulohen së shpejti”, tha Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib, pa dhënë më shumë detaje të tjera.

Qeveria izraelite, nuk ka zbuluar kurrë detaje rreth arsenalit të saj bërthamor, i cili thuhet se përfshin një numër të konsiderueshëm armësh atomike duke e bërë atë vendin e vetëm në Lindjen e Mesme që zotëron bomba bërthamore, ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Në vitin 2018, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se agjentët izraelitë kishin sekuestruar një “arkiv” të madh dokumentesh iraniane që tregonin se Teherani kishte bërë më shumë punë bërthamore sesa dihej më parë.

Fuqitë perëndimore thonë se Irani po rafinon uraniumin në një shkallë të lartë pastërtie të zbërthyeshme, afër nivelit të përshtatshëm për karburantin e bombës atomike. Irani prej kohësh ka mohuar se kërkon armë bërthamore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?