Fshati Donofrosë në bashkinë Dimal dikur kishte një shkollë me 600 nxënës. Prej pesë vitesh, godina e shkolles ‘Haxhi Rustemi’ është jashtë funksionit ndersa ne oborr kullosin delet.
53 nxënës të arsimit 9-vjeçar e të mesem, të ndarë në 6 klasa e zhvillojnë mësimin në një ambient të marrë me qira nga bashkia jashte cdo lloj kushti. Report Tv e denoncoi që në Maj, por Ministria e Arsimit nuk ka marë asnjë masë. Edhe ky shtator i gjen nxenesit e Donofrosës në lokal. Pamjet tregojnë se ndarja mes klasave është bërë vetëm me perde. Drejtuesit nuk lejojne xhirime brenda ambienteve te shkolles-lokal, megjitheate vete nxenesit na thone se kushtet jane skandaloze.
“Kushte janë shumë të këqija. Dëgjohen zhurmat e makinave dhe bagëtive nga rruga. Ndersa në tualetet e lokalit ku bejme mesim kemi gjetur gjarpërinj”, tha nje nxenese e fillores.
E njëjta situatë është edhe për 20 fëmijët e kopshtit, të cilët prej tre vitesh mësojnë në një shtëpi të marrë me qira, pasi ambientet e kopshtit u kthyen në zyra të njësisë administrative.
Banorët e fshatit dhe kryeplaku Shaban Metohu e kundërshtojnë vendimin për mbylljen e shkollës. Ata thonë se plasaritjet në godinë mund te riparohen, ndersa kane nje thirrje te drejperdrejte per Ministrine e Arsimit.
Nga ana tjeter Bashkia e Dimalit thote se ka mbyllur godinën që pas termetit 2019, me vendim të institutit të ndërtimit ndërsa ka dorëzuar një projekt në Ministrinë e Arsimit por financimi per shkollen e re ende nuk është miratuar.
Komente
