TIRANË - Adriatik Lapaj ishte sot në Report Tv, për të treguar përgatitjet e lëvizjes që drejton ‘Shqipëria Bashkë’ për zgjedhjet e 11 majit. Lapaj thotë për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’ se tashmë po vijohet me takime me diasporën jashtë vendit.
'Aksioni po shkon në drejtim të duhur. Po vazhdojmë takimet në diasporë. Jemi në përfundim të programit. Del, thjesht ka ngelur dizenjo. Ecim. Protesta është në kuti tani. të dalësh të bësh protesta tani, shfryn elektoratin. Zgjedhjet janë në prag dhe zgjedhja është vota. Jemi të fokusuar te ky proces, nuk mund të shfokusohemi për protesta që nuk kanë rezultat. Prioritet janë zgjedhjet.'
Sa i përket incidentit në protestën e përbashkët me Arlind Qorin, Lapaj thotë se nuk është zënë me askënd, pas refuzimit që i bënë për të folur në protestë.
'Nuk jam zënë me njeri. Keni ndonjë fragment që kamë shtyrë? Dy subjekte kishin protestë për të njëjtën kauzë. Kishim të dy leje. Në të njëjtën orë dhe vend. Nuk mund të bënim 2 protesta, do ishte qesharake. Ngarkova Edona Haklaj që të bënim një organizmi të përbashkët,. Morëm një përgjigje të ftohtë. Ok, shkuam me numra jo të vogla. Pasi respektuam fjalën e drejtuesit, shkova dhe unë të thoja dy fjalë. Nuk mu lejua fjala, nuk bëra asnjë veprim, ika për të shmangur çdo debati. Ne kishim leje për të bërë aktivitet aty nga policia. Aty nuk qe një protestë politike. Qe një protestë për jetën. Nuk di të kem bërë ndonjë faj. Dy protesta 50 metra nga njëra tjetra nuk do dukej qesharake.'
Deri më tani Lapaj ka gati koalicionin me Nismën Thurje dhe Endri Shabanin.
'Secili gjykon vetë, kam 8 muaj resht që po punoj për ti afruar. E kam shtrirë me qëllim ta bëjë. Jap sinjalin që jemi dakord. Secili e gjykon vetë. Qytetarët shikojnë kush e ka koalicionin për tani, kush e ka qëllimin për 20 vjet. Shqiptarët duan tani transformim. Qytetarët e gjykojnë vetë. Thuajse e kemi mbaruar me Nisma Thurje dhe me disa grupime të diasporës. Ne do i ofrojmë qytetarët mundësinë për një bashkim të ndryshëm. Puna është ku janë qytetarët. Në cilat sheshe, aktivitete? Ne ishim në Hamburg para dy ditësh, ishim 1500 veta. Ku vijnë qytetarët?'
Lapaj dha dhe një përgjigje për ata opozitarë që e akuzojnë se vendet në mitingje jashtë vendit ia mbush Rama dhe PS.
'Dmth Edi Rama në Berlin nis Taulantin, i cili mbledh 50 veta dhe në Hamburg mbledh 1500 veta për Adriatikun? Apo në Toronto ne mbledhim mbi 800 dhe Balla shkon takon 30 njerëz. Nëse Rama ka vendosur të ma dorëzojë mua stafetën le ta besojnë.Këta nuk e pranojnë dot faktin që shqiptarët po hapin sytë. Dhe që ka dalë një ekip njerëzish që nuk ka Pazar me këta. Është çështje kohe çarja e sistemit dhe transformimi i Shqipërisë. Ka menduar do lodhem, aventurë. Unë nuk bëj pas. Po vazhduan të më mbështesin njerëzit pas nuk ka.'
Lapaj thekson se nuk i ka hyrë kësaj rruge për një karrige deputeti.
'Nuk kam hyrë në këtë rrugë për tu bërë deputet. Kam hyrë për të ndryshuar historinë e vendit tonë. Le të më quajnë çfarë të duan. Ky vend duhet të ketë një alternativë reale.'
Për fondet e takimeve thotë se janë organizime vetë të qytetarëve, ai paguan vetëm biletën.
'Po autobusat, po stadiumin ku i gjejnë paratë ata? Ne i gjemë paratë tek qytetarët. Ne shkojmë te ata qytetarë që na presin. Na shkruajnë dhe organizohen, paguajnë sallën, ne paguajmë vetëm udhëtimin tonë. Këta të kioskave janë me idenë që qytetarët duhet të japësh lekë të vijnë në mitingje. Nuk janë mësuar që qytetarët të mblidhen vetë për ndryshimin. Ti mendon se po të bëja ndonjë gabim do më linin këta. Do më shqyenin. Ti hapim letrat për të gjithë. Unë të hapura i kam. Do iki në Kretë unë tani, kam takime madhështore. Janë organizuar ata aty, na presin në aeroport. Biletat i pres gjithmonë vetë. Mua biletë avioni nuk më paguan dot zotëri.'
Thirrja e tij për qytetarët është të votojnë masivisht, ndërsa si ëndërr ka 71 mandatet.
'I bëj thirrje qytetarëve të votojnë masivisht. Çdo votë që hedhin do numërohet. Nuk do i ndahem asnjë vote. Nëse e shesin votën jashtë kutisë nuk kam ç’ti bëj. Na marrin në qafë të gjithëve. Nëse shqiptarët e ndershëm hedhin votë, ajo do numërohet një për një. Po përgatisim infrastrukturën për të kontrolluar çdo votë që do numërohet do numërohet nga ekipi jonë, për çdo gabim me sekondën përkatës do përpilohen kallëzimet penale dhe do çohen në SPAK. Atë që themi e bëjmë. Një votë nuk do preket në kutinë që do numërohen.'
Në Durrës dhe në Lezhë, sipas Lapaj, lëvizja e tij ka mbështetjen më të fuqishme.
'Ne kemi hyrë për të fituar 71 mandate. Unë flas seriozisht. Sepse nëse hyj në garë për të mos fituar, për çfarë hyj pastaj. Merrja rrogën në zyrën time. Hyj për këtë ëndërr. Pastaj shqiptarët na japin 0, 1 , 71 e vendosin ata. Synoj fitoren, por objektivi që nuk duhet të bjerë poshtë është çarja e sistemit. Besoj se në qarkun e Durrësit do jetë rezultati jonë më i madhi. Por besoj se në Lezhë do bëjmë surprizën.'
Sa i përket Lulzim Bashës, Lapaj thotë se nuk mund të konsiderohet një politikan i ri.
'Zoti Basha a hyrë në politikë në 2004, ka qenë ministër, kryetar i PD. Nuk e barazoj me të tjerët. I bie pastaj që dhe zoti Rama i ri është.'
hahahahhahaha te fitosh 71 eshte njesoj te kapesh 9nten ne qafe ske shance vetem 1 e bo ate
PërgjigjuLapangjozi do marre 78.346 deputete ose mandate haha. Ky lloj deliri dhe entuziazmi te paturp me kujton G 99 dhe Lalin qe nuk mori asnje vote as ne kucoven e tij.
PërgjigjuKy perfundimisht eshte delirant
PërgjigjuNxirr faturat e gjithe shpenzimeve qe ke bere per tu bere i besueshem. Boll me me perralla 'nga rroga ime' kur po flasim per miliona shpenzime.
Përgjigju