Kryesocialisti Edi Rama tha këtë të dielë në Shkodër se investimet e qeverisë në veriun e vendit kanë qenë më të mëdha se masa e investimeve e të gjitha qeverive të tjera të kaluara së bashku.
“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë, në të gjitha akset për të hapur veriun ndaj turizmit, i kemi ndërtuar ne. Ishte fat të kisha Benetin në Fondin e Zhvillimit, ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese. Ata janë të pariciklueshëm. Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë. Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët, e kam bërë unë krahasimin dhe nuk ka të krahasuar”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama në Shkodër: Shqipëria në 2013 ishte në prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat! Na dukej tmerr aritmetika e Lulit, tani 7x7 bëjnë 6 milionë
K.M/E.H/ReportTv.al
