Burgu i Fushë-Krujës

“Kemi marrë vesh se janë dhunuar dy të dënuar...”,debati i plotë mes policit të burgut e kushërinjve nga Fushë-Kruja

24 Gusht 2020, 18:44| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 18:57

  • Share

“...kemi marrë vesh se është ushtruar dhunë fzike ndaj të dënuarit Avni Leza dhe Bledi Sherës, kemi për t’ju zhdukur do ju vrasim...”. Këto janë fjalët që Këto janë fjalët që Ardjan Shera, Bert Shera dhe Elton Shera, i thanë njërit prej punonjësve të burgut në Fushë-Krujë, të cilët më pas e goditën, pështynë dhe kanosën me jetë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orën e mëngjesit të datës 22 gusht 2020 ku Ardjan Shera dhe Bert Shera, kanë shkuar pranë burgut të Fushë-Krujës dhe kanosur në krye të detyrës, një punonjës policie, me detyrë specialist informacioni. Sipas dokumentacionit të prokurorisë Krujë dhe kamerave të sigurisë të burgut, Ardjan Shera, Bert Shera dhe Elton Shera, janë afruar tek dera kryesore e postobllokut që futesh brenda burgut Fushë-Krujë dhe pasi kanë kontaktuar me shërbimin e rojes, i kanë kërkuar këtij të fundit që të takojnë specialistin e informacionit të këtij burgu. Pasi ky i fundit është njoftuar, Astriti ka shkuar tek postoblloku dhe Ardjan Shera, i ka thënë policit të informacionit:”...kemi marrë vesh se është ushtruar dhunë ndaj të dënuarit Avni Leza.... ne kemi qënë në burg dhe këto gjëra nuk ndodhin....si ka mundësi që është ushtruar dhunë...”.

Nga ana tjetër punonjësi i policisë së burgut Fushë-Krujë, i ka shpjeguar se: “...në rastin në fjalë është zbatuar rregullorja pasi i dënuari ka ushtruar forcë ndaj trupës policore...”. Mirëpo në këtë kohë ka ndërhyrë Bert Shera, i cili me tone të larta i ka thënë policit të informacionit se: “...na kanë thënë se ka patur ushtrim dhune ndaj Bledi Sherës, në kohën që ka prerë damarët...”. Por punonjësi i policisë i ka thënë se: “...ne i shpëtuam jetën, e kemi gjetur të vetëlidhur në krevatin e tijë dhe e kemi çuar në infermjeri ndonëse kundërshtonte e nuk bindej...”.

Por pikërisht në këtë moment Bert Shera, ka përshtyrë në drejtim të policit të informacionit dhe Berti së bashku me Ardjanin, kanë filluar ta fyejnë nga familja me fjalë banale, e kanë kërcenuaar me jetë personalisht, duke i thënë do të vrasim, i kanë kërcënuar familjen e tijë me jetë duke i thënë do të vrasim familjen. I kanë thënë do të vimë në institucion dhe do ju zhdukim të gjithëve. Këto kërcënime kanë qënë me tone të larta, ku prezent ka qene edhe Elton Shera, por nuk ka folur fare, ku më pas që të tre këta persona janë larguar me një makinë.

Për të hedhur dritë plotësisht mbi këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe analizuar pamjet filmike të burgut Fushë-Krujë, ku shikohen personat e lartë përmendur tek dera e potobllokut që futesh për në burgun Fushë-Krujë.

Gjatë analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar se Elton Shera ka qënë duke vuajtur denimin në burgun Fushë-Krujë për akuzën e “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve”. Por më datën 3 prill 2020 nga administrata e burgut Fushë-Krujë, i është dhënë leje e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi” për të denuarin, ku leja i ështe dhënë nga data 3 prill 2020, deri më datë 1 korrik 2020.

Por sërisht me një urdhër të dytë të datës 3 korrik 2020 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Elton Shara reszulton se ka  marrë zgjatje afati kohor të lejes së veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi ”për një periudhë 3 mujore deri më datë 1 tetor 2020. Elton Shara, edhe pse ka qënë me leje qëndrimi të përkohëshëm në shtëpi, nuk ka zbatuar urdhërat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Për këtë shkak ai është arrestuar dhe mbyllur në qeli sot, me një vendim të gjykatës së Krujës. “Arrest në burg” ka vendosur sot kjo gjykatë dhe për dy miqtë e tij Bert shera dhe Ardian Shera. Gjatë marjes në pyetje Ardian dhe Bert Shera, kanë pranuar se në datën 22 gusht 2020 kanë qënë të pranishëm në ambjentet e burgut të Fushë-Krujës, dhe kanë takuar specialistin e informimit të këtij burgu.Qëllimi sipas tyre ka qënë kryerja e një takimi mbi gjëndjen shëndetësore të të afërmit të tyre, Bledi Shera. Por jo që ta kenë kërcenuar apo ofenduar punonjësin e policisë së burgut.

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 25/08/2020 07:31

    I paskan kthyer burgjet ne kampe pushimi ,jo per vuajtje denimi per krimet e kryera.rrofte nikla,republika e krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?