Në nismat e fqinjësisë së mirë Shqipëria ka qenë e para që i ka promovuar dhe i ka respektuar edhe pse nga "ana" tjetër nuk kemi gjetur reciprocitet!
Aksidenti i fundit i dhunës ndaj një shtetasit shqiptar në Malin e Zi ishte i rëndë për dy arsye:
- e pa justifikuar e ndoshta me prapavijë urrejtje ndaj shqiptarëve. Këtë shqiptarët kanë 30 vjet që e provojnë sa herë udhëtojnë drejtë fqinjëve tanë, ku padyshim më të njohurat janë radhët e gjata në pikat doganore me Greqinë;
- për reagimin që bëri Kryeministri i Malit të Zi, i cili në fakt është edhe me origjinë shqiptare që menjëherë aludojë se faji paska qenë i udhëtari shqiptar. Në fakt, se kam kuptuar asnjëherë se si një shtet si Mali i Zi gjen kurajën të sillen kështu me shqiptarët e për fat të keq nuk është hera e parë. Sjellja e fqinjëve me shqiptarët në pikat doganore është që nga mënyra se si komunikojnë, verifikojnë apo edhe bëjnë kontrollet fizike të mjeteve. Për shkak të deklaratës që bëri menjëherë Abazovic duke aluduar se policët kishin respektuar rregulloren edhe pse kishin ushtruar dhunë ndaj qytetarit shqiptar nuk e justifikon kërkimi i ndjesës që bëri sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama?
Sot, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme siç ishte edhe ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna, po ashtu u nënvizua se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të shkëlqyera e duhet të merreshin shembull edhe vendet e tjera të Rajonit e në fakt këtë nënvizim e bëri pikërisht Abazovic!
Shumë mirë që ndërtohet ura, por para se të bëhet kjo, kam përshtypjen se Qeveria e Malit të Zi duhet të trajnojë policët e sesi duhet të respektojnë shqiptarët që vendosin të udhëtojnë drejt Malit të Zi se ndryshe rrezikojnë t'i pallojnë në dru sapo të kalojnë urën e të hyjnë në territorin malazez. Në këto 30 vite kemi bërë shumë marrëveshje mbi letrat me fqinjët, por nuk kemi arritur që të kërkojnë zbatimin e tyre duke mbrojtur dinjitetin e shtetasve tanë që shumë herë deskriminohen e dhunohen vetëm pse kanë pasaportë shqiptare!