Melos Bajrami, mbrojtësi i Vllaznisë

Sport

'Kemi mësuar nga gabimet', Melos Bajrami i Vllaznisë: Të rikthehemi me fitore kundër Partizanit

12 Shtator, 12:58| Përditesimi: 12 Shtator, 13:05

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Partizani do përballen të shtunën në orën 19:00 në "Loro Boriçi" për raundin e tretë në Superligë. Në prag të këtij takimi, para medieve doli mbrojtësi i Vllaznisë, Melos Bajrami. Ai tha se humbja 3-1 kundër Dinamos i ka bërë shkodranët që të mësojnë nga gabimet dhe të përmirësohen.

Bajrami u ndal edhe te rivalët dhe forma e ekipit, duke dashur që të tijtë të rikthehen te tri pikët që në ndeshjen e ardhshme.

"Dueli me Partizanin? Është një sfidë që e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, jemi gati për ndeshjen e nesërme, besoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe po e presim me padurim.

Humbja me Dinamon? Ka qenë një humbje që na ka dhembur, por nga çdo humbje e merr një mësim dhe kemi mësuar që ato gabime mos t'i bëjmë më. Kemi pasur kohë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi të bindur që do të bëjmë më mirë në situata të caktuara.

Përgatitjet? Strategjinë do e lemë te ndeshja, jemi fokusuar dhe kemi analizuar të gjitha pikat e tyre, besoj jemi të gatshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë. Jam përshtatur mirë, prurjet e reja e kanë treguar veten, që janë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Si ndiheni në këtë ekip? Ky është viti im i dytë në Shkodër, gjithçka ka shkuar mirë për mua, kemi një ekip më të plotë se vitin e kaluar tani të shohim. Lojtarët e stolit nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me ata që e nisin titullar.

Rivalët? Pretendete besoj janë edhe ato skuadrat që kanë qenë vitin e kaluar, ne do të marrim ndeshje pas ndeshje dhe të rëndësishme janë tri pikët e ndeshjes së ardhshme. Egnatia dhe Partizani janë  rivalët më të fortë të Vllaznisë.

Nuk e kam problem pjesën e formacionit, do mundohem ta bëj punën siç ma kërkon trajneri. Si ekip i vlerësojmë të gjitha njësoj, do jemi të fokusuar 100% dhe të marrim fitoren. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mira këtë sezon dhe të ndihmoj ekipin”, tha Melos Bajrami.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?