Politikë

Rama ironizon Lapajn: Parti të re me babanë në krye të listës mund të bëjë çdokush! I përgjigjet kreu i 'Shqipëria Bëhet’: Të pres në debat

17 Mars, 15:32| Përditesimi: 17 Mars, 17:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit në Lushnje, ironizoi Adriatik Lapajn pasi ky i fundit vendosi babain e tij në listën e mbyllur në qarkun e Beratit. 

Kryesocialisti tha se në fakt PS i ka dhënë të rinjve të bëhen pjesë e kësaj partie dhe në parlament sepse siç shtoi ai, ‘parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdokush.’

“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile. Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm.”, tha Rama. 

Një përgjigje e mori nga Lapaj përmes një postimi në Facebook.

“Z.Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash”, shkruan Lapaj.

Pas kritikave në rrjet, Lapaj një ditë më parë hoqi emrin e babait nga lista ndërkohë që një strategji e tillë me emra fiktivë në listën e mbyllur, po përdoret mme qëllim që të afërmit të djegin mandatin dhe ta marrin vetëm eksponentët politikë që kanë garuar në listat e hapura.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?