Kemi pasur më shumë aksidente rrugore në tetor, zbuloni ditën e javës dhe orën kur ndodhin më shpesh

20 Nëntor 2023, 15:21| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 16:12

  • Share

Tirane- Numri i aksidenteve rrugore në muajin tetor është rritur në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë.

INSTAT raporton se në muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Tetor 2022, pra një rritje me 16,7 %.

Sa i takon të aksidentuarve të vrarë të plagosur rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022.

Aksidentet rrugore, në 83,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit   

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

 Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT zbulon dhe ditën dhe oraret kur ndodhin më shpesh këto aksidente

Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.

Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Sa i takon dhjetëmujorit të vitit 2023, numërohen 961 aksidente rrugore nga 968 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 0,7 %.
Numri i të aksidentuarve është 1.319 persona nga 1.362 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për dhjetëmujorin është ulur me 9,4 %

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?